Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit.
Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
Bëhet e ditur se temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. ”Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave”, njofton IHMK.
Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.
Sipas IHMK në viset malore do të ketë edhe reshje bore./21Media

Back to top button