Feronikeli 74 futet në Superligë

Feronikeli 74 do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll për edicionin garues 2023/24.
E drejtuar nga trajneri Granit Begolli, skuadra nga Drenasi siguroi vendin e parë në tabelë pasi në xhiron e fundit e mposhti skuadrën A & N.
Në fakt, vitin e kaluar ishte Feronikeli që zbriti në Ligën e Parë dhe më pastaj ndryshuan emrin në Feronikeli 74 dhe e arritën menjëherë objektivin e tyre të madh për t’u rikthyer në elitën e futbollin kosovar.
Në Superligë është futur edhe Fushë Kosova që u shpall kampionë në grupin B të Ligës së Parë.