Festë e dyfishtë në shtëpinë e këngëtarit Alban Skenderaj

Sot ka festë të dyfishtë në shtëpinë e këngëtarit, Alban Skenderaj. Njëra festë është ajo e 28 Nëntorit, ndërsa tjetra është ditëlindja e vajzës së tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Albani e ka uruar të bijën për ditëlindje duke i thënë se që nga ardhja në jetë e saj jeta e tij nuk është më bardhë e zi.
”Dashuria e vogel dhe e madhe e babit. Gjithsesi, sot jam i trishtuar sepse eshte hera e pare qe nuk do jem me ty per te festuar ditelindjen tende por ti, ke lindur ne nje dite te shenuar dhe une edhe pse me shume mall per ty do festoj e do kendoj kengen tende njesoj si te te kisha ne krahet e mia. Gezuar shpirt im. Te dua pafund”, e ka uruar këngëtari vajzën.

Artisti nuk ka harruar ta urojë edhe festën e Flamurit për të gjithë bashkëatdhetarët.
”Gezuar Festen e Flamurit te dashur bashkeatdhetare kudo ku ndodheni. Jetoni me nder e krenare per prejardhjen tuaj por ne te njejten kohe te gjithe pa perjashtim, ne te voglen e tone, me veprime konkrete, le te bejme me te miren qe atdheu yne te kete nje te ardhme te begate per brezat qe do te vijne.”, ka shkruar Albani.

Projekti i fundit muzikor nga artisti është ”Zemer permbi zemer”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Mariam Cani./21Media

Back to top button