Komuna e Skenderajt nis shënimin e 28 Nëntorit me nderime te shtatorja e Adem Jasharit

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sot informoi se shënimin e festës së madhe të 28 Nëntorit, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin, Bekim Haxhiu, komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi, drejtorë, asambleistë, staf komunal e qytetarë, e filluan me nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari në sheshin e qytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Jashari uroi festën e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar./21Media
 
May be an image of 4 people, people standing, monument and outdoors
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
 

Back to top button