Meta uroi ditën e pavarësisë me nipin e Presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Meta ka publikuar një imazh të bukur, në të cilin shihet me nipin e Presidentit Ibrahim Rugova.
“Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, ka shkruar Meta në Facebook.
Sot 109 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e kanë shpallur Pavarësinë e Shtetit Shqiptar./21Media

Back to top button