Festë në familjen Muqiqi

 

Sot këngëtari i mirënjohur, Nysret Muqiqi feston datëlindjen. Ai mbushi 57 vjet dhe urimet e bukura për të nuk munguan.

Bashkëshortja e tij, këngëtarja Merita Spahiu i uroi artistit shëndet dhe i kujtoi se janë bërë 30 vjet që janë krah-njëri tjetrit, shkruan rtv21.tv

”Urime ditelindjen Nysret,te deshiroj shendet dhe qfare te them me shume, thjesht 30 vjet bashk”, shkroi Merita në Instagram.

Edhe djali i vetëm i çiftit, Albatriti e uroi babain në ditën e tij të veçantë. Ai e uroi babain përmes një instastiory, ku e quajti udhërrëfyes babain e tij.

Një urim të bukur artistit ia bëri edhe vajza e madhe, Albiona.

Ndërkaq, vajza e vogël, Enea e uroi të atin dhe tregoi se atë e ka mbështetjen më të madhe.

As nusja e djalitnuk harroi të ia uroI ditëlindjen vjehrrit. Egzona i tregoi Nystretit se e duan shumë mbesat dhe nipi i tij.

Kujtojmë që, gjenerata të tëra janë argëtuar me muzikën e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Nysret Muqiqi. Ai me muzikë ka filluar të merret qysh në vitet e 78-ta, kur ishte vetëm 14 vjeç. Pas viteve 78-ta, ka qenë anëtar i Shoqërisë Kulturore-Artistike ”Josip Rela” dhe ka performuar në të gjithë Kosovën. Pra, në koncerte ishte hera e parë që ka dalë para publikut. Kështu, pastaj ai ka vazhduar karrierën e tij muzikore. Në repertuarin e tij ka një numër të madh këngësh e bashkëpunimesh, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku./21Media

Back to top button