Kurti takoi ish-eurodeputetin gjerman, diskutuan për socialdemokracinë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.“Ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti.Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë”, thuhet në komunikatën për media.

Kurti e njoftoi Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit./21Media

Back to top button