Festivali i Filmit në Berlin hapet edhe për audiencën

Festivali i Filmit në Berlin hapet sot me një film të ri nga regjisori francez Francois Ozon, me një numër më të vogël të audiencës për të zvogëluar rrezikun e infektimit me Covid-19.
Për herë të fundit, ky festival u zhvillua në format të rregullt, pak para se pandemia të godiste botën. Ndërkaq, vitin e kaluar u mbajt online.
Kësaj radhe duket se gjërat janë kthyer në normale edhe pse varianti omicron është i pranishëm, ku vazhdohet të raportohet për raste ditore në Gjermani.
Kinematë do të jenë gjysmë të mbushura dhe shikuesve të filmit do t’iu kërkohet të tregojnë provë të vaksinimit ose një test negativ. Gjithashtu, obligohen të mbajnë maskë.
Siç njoftuan organizatorët, në konsultim me autoritetet shëndetësore në Berlin, u organizua edicioni radhës i këtij festivali.
Festivali do të hapet me një premierë botërore “Peter von Kant”, i pari nga 18 filmat që konkurrojnë për çmimin më të lartë “Golden Bear Award”.
Një juri ndërkombëtare prej shtatë anëtarësh e udhëhequr nga regjisori amerikan M. Night Shyamalan planifikon të shpallë fituesit e atij çmimi dhe çmimeve të tjera më 16 shkurt./21Media

Back to top button