Festivali i Sarajevës, Bono Vox inaguroi restaurimin e filmit “The million Dollar Hotel”

Kreu i grupit të rokut U2, Bono Vox ka surprizuar fansat me prezencën e tij në Festivalin e Sarajevës.
Ylli irlandez mori pjesë në inagurimin e filmit “The Million Dollar Hotel”, një film të cilin e kishte prezantuar në të njëjtin festival 20 vite më parë, dhe për të cilin ka bashkëpunuar edhe për kolonën zanore.
Pavarësisht temperaturave të larta, fansat tij u gjetën aty për ta pritur. Ata arritën të marrin edhe disa autografe nga kryesuesi i grupit U2, jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar të Sarajevës.
“Është vërtet mirë kur ndodhesh këtu. Më ngjan sikur ka kaluar një kohë e gjatë, dhe pse nuk është e tillë. Duket sikur ka dy Sarajeva: realja dhe imagjinarja, ajo ku jetohet dhe punohet, por tjetra që e marrim kudo me vete. Kjo Sarajeva mitike, qyteti i argëtimit dhe i magjisë, për mua është akoma kryeqyteti i bashkëjetesës. Ky qytet dhe ky festivel i madh janë indi lidhës mes dy Sarajevave“.
Filmi “Hoteli njëmiliondollarësh” me regji të VVim VVenders, javën e kaluar u vlerësua nga organizatorët e Festivalit me çmimin e mirënjohjes për kontributin në kinematografi.
Kanë kaluar 20 vite dhe mbetet i njëjtifilm si atëherë. Por tani është restauruar me teknologjitë bashkëkohore dhe duket shumë më mirë se më parë. Edhe zërin e ka më të mirë”.
Festivali I Sarajevës u krijua si “akt rezistence” pas viteve të luftës 1992-1995, dhe ka tërhequr shpesh yje të kinematografisë botërore, si Robert De Niro, Angelina Jolie, Brad Pitt, apo së fundmi dhe Isabelle Huppert.
Organizatorët promovojnë filmat nga Evropa Juglindore. Këtë vit në Festival konkurrojnë 10 filma artistikë nga rajoni. Festivali i Filmit në Sarajeve zgjat deri në datën 20 gusht./OraNews.tv
 

Back to top button