Më 29 tetor konferenca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Më 29 tetor mbahet konferenca e radhës në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të akuzuar për krime lufte.
Gjykata Speciale ka njoftuar se konferenca konferenca e tetë në çështjen penale ndaj ish krerëve të UÇK-së fillon në ora 14:30.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre./21Media 

Back to top button