Grunder takime në Qeveri, nuk dihen arsyet

Zëvendës ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, gjatë ditës ka zhvilluar takime në Qeveri. Zyrtarisht ende nuk dihet se me kënd është takuar apo arsyen e kësaj vizitë.

Por, RTV21 merr vesh se zëvendës ambasadorja Gunder është takuar me zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Po ashtu, sipas burimeve të RTV21 takimi midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dianrit pritet të mbahet nesër.

Rreth këtij takimi RTV21 ka shtruar pyetje  në Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, por ende nuk pranuar përgjigje. Ndërsa sa i përket  mundësisë për takimin e nesërm në Bruksel RTV21 është në pritje të përgjigjes nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano./21Media

Back to top button