FFK bën një tjetër lëshim edhe në trofeun për kampionin e Kosovës

 

Duket se gabimet drejtshkrimore janë një problem që po e përcjell vazhdimisht Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo është vërejtur së fundmi në dy trofetë e dorëzuar tek skuadra e Llapit dhe ajo e Prishtinës të cilat fituan Kupën e Kosovës, përkatësisht kampionatin vendor të futbollit, shkruan KosovaPress.

FFK u kritikua ashpër kur u pa se në trofeun e Kupës së Kosovës ishte vendosur një pllakë ku ishte shkruar ““FEDERATA e FUDBOLLIT të KOSOVËS”, pra me gabime të shumta drejtshkrimore.

Një lëshim i ngjashëm është bërë edhe në trofeun për Kampionin e Kosovës në futboll të cilin e fitoi Prishtina.

“Kampioni i Superliges 2020/21”, është mbishkrimi në këtë trofe e që gabimi shihet tek shkronja “E” e përdorur në vend të shkronjës “Ë” në fjalën “Superliges” e që do të duhej të ishte “Superligës”.

Ndryshe, Prishtina e rrëmbeu dje titullin e kampionit të Kosovës pas tetë vitesh pasi mposhti Gjilanin me rezultat 2-1

Back to top button