Presidentja Osmani feston ditëlindjen sot

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e 39-të.

Ajo u lind më 17 maj të vitit 1982, në Mitrovicë.

U rrit në qytetin e lindjes, në Mitrovicë, ku po ashtu edhe kreu arsimimin fillor dhe të mesëm të ulët, për të vazhduar më pas shkollimin e lartë, në Fakultetin e Juridikut në Prishtinë, si dhe në Universitetin e Pittsburgh, në Amerikë.

Osmani ka punuar si këshilltare e presidentit të Kosovës para se të zgjidhej në Kuvend, po ashtu mbajti pozicionin e Kryetares së Asamblesë nga shkurti 2020 deri në mars 2021 dhe gjithashtu shërbeu si presidente e përkohshme nga nëntori 2020 deri në mars 2021 pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi.

Osmani është presidentja e Kosovës e dytë grua, para saj ishte Atifete Jahjaga.

Më 27 gusht 2009, ajo u zgjodh shef i shtabit për presidentin e atëhershëm, Fatmir Sejdiu.

Ajo ishte anëtare e Kuvendit të Kosovës për tre mandate dhe mori numrin më të madh të votave për një politikane femër në historinë parlamentare të Kosovës.

Më 20 qershor 2020, Osmani u hoq nga pozicioni i saj si nënkryetare e partisë së saj, pasi lideri i LDK-së Isa Mustafa bëri thirrje për shkarkimin e saj për shkak të kundërshtimit të saj publik të vendimeve të marra nga partia.

Më 4 prill 2021, Kuvendi zgjodhi Osmanin si presidente të Kosovës, gjatë raundit të tretë të votimit.

Sa i përket jetës private, ajo është e martuar Prindon Sadriun, dashuria e tyre është bekuar me dy vajza binjake të cilat i kanë pagëzuar me emrat Anda dhe Dua./21Media 

 

Back to top button