FFK-ja e suspendon Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës në mbledhjen e sotme ka suspenduar nga pozita e drejtorit për çështje sportive dhe Këshilltarin Senior Ligjor, Eroll Salihu.
Ish-sekretari gjeneral i FFK-së është suspenduar për prononcim në medie pa marrë leje nga krerët e FFK-së.
Salihu është suspendusr për 6 muaj.
“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së. KE shqyrtoi edhe Parashtesa dhe ankesa drejtuar këtij organi”, thuhet ndër tjera në njoftimin e FFK-së./21Media

Back to top button