Kur do të vijnë në Kosovë gazetarët ukrainas, për RTV21 flasin nga Qeveria

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 150.000 euro në emër të pranimit në Kosovë të 20 gazetarëve nga Ukraina.
Koha se kur do vijnë këta gazetarë në Kosovë nuk dihet ende. Kështu për portalin rtv21.tv ka thënë Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka njoftuar se Qeveria aktualisht është në kontakt me ECPMF dhe EFJ organizata që do të jenë përgjegjëse për identifikimin dhe përzgjedhjen e gazetarëve ukrainas të cilët do të vijnë në Kosovë.
“Tashmë jemi në kontakt me ECPMF dhe EFJ të cilat organizata do të jenë përgjegjëse për identifikimin dhe përzgjedhjen e gazetarëve ukrainas të cilët do të vijnë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, ardhja e tyre përcaktohet nga ky proces i këtyre organizatave.
Mjetet e ndara nga Qeveria për strehimin e gazetarëve, sipas Qeverisë së Kosovë do të përdoren me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që lidhen me qëndrimin e këtyre gazetarëve në Kosovë për një periudhë deri në 6 muaj./21Media
 

Back to top button