FFK licencoi gjashtë klube kosovare

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot se ka licencuar gjashtë klube për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. Komisioni për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s ka vendosur të licencojë katër klubet e konkurrencës së meshkujve, Ballkanin, Dritën, Gjilanin e Llapin, dhe dy klubet e konkurrencës së femrave, Mitrovicën dhe ekipin Epkom. Për shkak të mos përmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica./21Media

Back to top button