FIFA e dënon sërish Federatën Shqiptare të Futbollit

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni, më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
FSHF bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.
Me këtë rast, FSHF u ka bërë thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?