​FIFA: S’kemi gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit

Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) ka deklaruar se nuk janë gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit të përfunduar në Katar.
Grupi punues me kujdes i ka shqyrtuar incizimet e të gjitha 64 ndeshjeve në Botëror që eventualisht të vërehen parregullsi të ndryshme ose tentime për manipulim”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s.
FIFA njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin punues për integritet në drejtim të mbrojtjes së turneve përfundimtare në të ardhmen, duke filluar nga Kampionati botëror në konkurrencë të femrave, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Po ashtu, FIFA do të vazhdojë të zhvillojë edhe strategji të saj për integritet, së bashku me konfederatat, asociacionet kombëtare dhe palët e tjera të interesuara në luftën kundër manipulimeve në ndeshjet e futbollit.

Back to top button