Aksidenti me fatalitet në Pejë, ishte e përfshirë një zyrtare Policore

Policia ka njoftuar se, një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti në Novosellë të Pejës, gjatë së hënës. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës pastaj për në QKUK.
Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs, pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje pёr 48 orё.
“Nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit
dhe Inspektorati Policor i Kosovёs (IPK), pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё
zyrtare Policore. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e
Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje
pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button