Fifi në lidhje dashurie, publikon këtë video

 
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, si duket e ka filluar një lidhje të re dashurie.
Kjo u kuptua me një video që këngëtarja ka posuar sot në InstaStory.
Në video shihet një një mashkull që ia ka kapur dorën Fifit, dhe e ledhaton përgjatë udhëtimit të tyre me veturë.
Fifi videon e ka shoqëruar me një këngë romantike.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Diell”. Këngën “Diell”, Fifi e krijoi gjatë kohës sa ishte në “Big Brother VIP”. Kënga e publikuar më 27 nëntor deri tani numëron mbi 14 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button