Filipçe: Ende është herët për vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit

 
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se stimulimi i vaksinimit kundër Covid-19, përmes mjekëve amë pritet të rris imunitetin kolektiv, përcjell TV21.
Flipçe tha se ende është herët për vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit dhe se për këtë duhet komunikim me qytetarët.
“Mendoj se në përgjithësi në Evropë është diçka që do të ndryshojë. Disa vende mendojnë që ky vaksinim të bëhet i detyrueshëm, por ende është herët. Është i nevojshëm komunikim me qytetarët. Ne e shohim në prizmin e sistemit shëndetësorë, ky është mekanizmi më praktik, mjekët amë”, deklaroi mes tjerash ministri Filipçe./21Media

Back to top button