Filloi ballafaqimi mes Portugalisë dhe Uruguait

Cristiano Ronaldo me shokët do të synojnë që ta dërgojnë Portugalinë në fazën tjetër të Kampionatit Botëror dhe mund ta arrijnë këtë sonte, gjithnjë nëse e mposhtin Uruguain.
Në ndeshjen e vlefshme për grupin H, fitorja është jetike për Uruguain pasi ka vetëm një pikë pas ndeshjes së parë, kurse Portugalia i ka tri sosh në vendin e parë.
Tashmë ka nisur ndeshja në “Lusail Iconic Stadium”, derisa skuadra kanë zbritur në fushë me këto formacionet zyrtare:
Portugalia: Costa; Cancelo, Dias, Pepe, Mendes; Neves, Carvalho; Silva, Fernandes, Joao Felix; Ronaldo.
Uruguai: Rochet; Coates, Godin, Gimenez; Varela, Bentancur, Vecino, Olivera; Valverde; Cavani, Darëin Nunez.

Back to top button