Ministrja sllovene deklarohet për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.
“Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, shkroi ajo në Twitter.
The #EU must keep its promise & show that #WesternBalkans have a realistic chance of advancing on 🇪🇺 path. #Slovenia is a strong advocate of granting candidate status to 🇧🇦 & visa liberalization to 🇽🇰, and of opening new chapters with 🇷🇸&🇲🇪. – @tfajon at Munich Leaders Meeting. pic.twitter.com/7Kr1QphXbk
— MFA Slovenia (@MZZRS) November 28, 2022
Fajon po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut. Takimet e Liderëve të Mynihut bashkojnë një grup ekskluziv me deri në 75 pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar në lidhje me sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë me theks të veçantë në një kontekts specifik rajonal.