PDK nuk mori pjesë në mbledhjen e kryesisë, reagimi i Hamzës

Sipas Hamzës, PDK-ja bojkotoi mbledhjen e Kryesisë pas veprimeve të kundërligjshme të Osmanit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka deklaruar se PDK-ja ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë Kuvendit, si reagim ndaj veprimeve të kundërligjshme të kryetares Vjosa Osmanit me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në emër të partisë Hamza ka thënë se nga Osmani kërkohet që menjëherë të rikthehet fotografia zyrtare e presidentit Thaçit.

“Kërkojmë që fotografia zyrtare e Presientit të vendit z. Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontriubojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”, tha Hamza”, ka thënë Hamza. /21Media 

Back to top button