Filloi ndeshja Kosovë – Greqi

 
Ka filluar ndeshja midis Përfaqësuesës së Kosovës në Hendboll dhe asaj të Greqisë.
Që nga 2 janari, Kosova nisi përgatitjet për këtë përballje.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi ishte shprehur optimist për këtë ndeshje dhe kishte bërë të ditur se niveli i skuadrës është rritur. “Për fitoren e parë, për hapin e madh drejt kalimit në fazën tjetër, përpara Kosova”, thuhet në postimin e FHK-së.
Ndeshja transmetohet në RTV21.
Kosova do të takohet sërish më datë 9 janar me Greqinë. Më pas, më 12 janar takohet më Turqinë në Prishtinë. Ndërsa, cikli kualifikues përmbyllet me ndeshjen Belgjika-Kosova, që është më 15 janar./21Media

Back to top button