Trepça ’89 arrë e fortë për Ballkanin

(Lajm i përditësuar)
Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Riza Lushta”, Ballkani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë kundër Trepçës ’89 pasi që rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Oyeknami, i cili kaloi Trepçën ’89 në epërsi prej 1:0 në minutën e 69’ të ndeshjes.
Ndërkaq, Ballkanin nga humbja e shpëtoi Ermal Krasniqi, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 90+1’, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit i kësaj përballjeje.
Me pikët e reja, Ballkani ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e dytë, krahas Trepçës ’89 që renditet në vendin e nëntë në tabelë me 19 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 1:1.
Filloi ndeshja mes Ballkanit e Trepçës ‘89
Ka filluar të zhvillohet minuta e parë e përballjes mes Ballkanit dhe skuadrës së Trepçës ’89.

Përballja e sotme i takon ndeshjes së mbetur të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, ku Ballkani do ta synojë me çdo kusht fitoren.
Momentalisht, Ballkani zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 33 pikëve pas 15 ndeshjeve, krahas Trepçës ’89 që renditet në vendin e nëntë me 18 pikë të arkëtuara.

Superliga e Kosovës, kampioni përballet me Trepçën ‘89
Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e mbetur e Superligës së Kosovës, respektivisht xhiros së tretë, ku në stadiumin “Riza Lushta”, Ballkani do të përballet me Trepçën ’89.
Kampioni aktual, Ballkani do të synojë me çdo kusht fitoren sot, që ta zbus diferencën e pikëve me liderin e tabelës, Dritën.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Ballkani e mposhti Gjilanin me rezultat 3:0, kurse Trepça ’89 u mposht nga Prishtina 3:0.
Momentalisht, pas 15 ndeshjeve Ballkani zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 33 pikëve, pesë sosh më pak se vendi i parë, Drita, por me tre ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Trepça ’89 pas 17 ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes Ballkani dhe Trepçës ’89 daton në muajin tetor të këtij viti, ku asokohe kampioni kosovar regjistroi fitore me rezultat solid, 2:0.
13:00 Trepça ’89 – Ballkani (Stadiumi Riza Lushta).

Back to top button