Filloi regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së tetë të Kuvendit

 

Ka filluar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 53 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të regjistrohen deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve tjera”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00./21Media

Back to top button