Haziri: Rritja e infeksionit në Gjilan është alarm për kujdes të shtuar

 

Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.

Haziri njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona janë shëruar nga virusi.

“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358./21Media

Back to top button