Pas takimit për sigurimin e vaksinës antiCovid, Zemaj shprehet optimist

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein.

Në postimin e Zemajt në Facebook thuhet se është diskutuar për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

“Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj theksoi se është diskutuar edhe angazhimin e Kosovës në gjetjen vaksinës anti-COVID.

“Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid. Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri”, ka shkruar Zemaj./21Media

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, 17 March 2021

Back to top button