Filloi takimi Osmani-Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, derisa mediet u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes së Escobar.
Takimi Osmani-Escobar ka nisur pas orës 16:30 në Presidencë.
Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar rreth orës 20:00 pritet të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Vizita e Escobar vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendimit të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targat ilegale. Ndërsa, nesër do të qëndrojë në Kosovë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak./21Media
 

Back to top button