Fillojnë arrestimet e protestuesve për “Monstrën”

 

Tashmë filluan të arrestohen protestuesit për rastin “Monstra”.

Policët deri tani privuan nga liria një protestues, për shkak të incidenteve të shkaktuara me policinë, pasi këta të fundit bllokuan rrugën te “Mavrovasja”, transmeton TV21.

Plani ishte që marshi të vazhdojë deri para gjykatës dhe Qeverisë, por një kordon i madh policor e bllokoi rrugën duke penguar protestuesit.

Si pasojë, këta të fundit janë përplasur me policinë.

U lënduan edhe disa policë, të cilët ekipet e ndihmës së shpejtë i dërguan në spital, raporton TV21./21Media

Back to top button