Tërhiqet policia që pengoi protestuesit e “Monstrës”

 

Pasi u shpërndanë protestuesit e “Monstrës” u largua edhe kordoni policor që i pengoi të njëjtit.

Nga pamjet që TV21 i sjell nga terreni, shihet se rruga tashmë u liruara dhe policët po largohen.

Tërheqja erdhi pasi u shpërnda turma e protestuesve dhe filloi arrestimi i protestuesve, të cilët u përplasën me policët.

Protestuesit u përplasën ngaqë kërkonin lirimin e rrugës dhe marshimin deri në pikat e parapara, por policia nuk u tërhoq dhe për të mos eskaluar më shumë situata, ishin protestuesit që u tërhoqën të parët, raporton TV21.

Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga dënimi. Në protestë ishin të pranishëm edhe babai i 4-vjeçarit Almir Aliu dhe familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave” dhe “Alfa”./21Media

Back to top button