Fillon programi i banimit me kosto të përballueshme

Shpend Ahmeti ka thënë se gjatë javës do ta bëj publike planin konkret për zbatimin e këtij projekti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se këtë javë do ta fillojë programi i banimit me kosto të përballueshme.

“Në 3-5 vitet e ardhshme synojmë që të sigurojmë një fond banesash me kosto të përballueshme për punëtorët që vijnë nga insitucionet e shëndetit publik, të arsimit, dhe administratës së Komunës së Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka thënë se përfituesit e banimit të përballueshëm do të përcaktohen sipas kritereve të nevojës.

“Gjatë javës së bashku me Dren Kukaj, Drejtor i Pronës do e bëjmë publik planin konkret për zbatimin e këtij projekti madhor për Komunën tonë.Urime 1 Maji – Dita e Punëtorit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button