Drejtori i CIA-s për vizitë në Seul

Situata në Gadishullin e Koresë

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka qëndruar për vizitë në Korenë e Jugut, ka konfirmuar sot ambasada amerikane në Seul, pas raportimeve nga ana e mediave për vizitën e tij të paparalajmëruar, pikërisht në momentin kur janë rritur tendosjet në Gadishullin e Koresë, për shkak të provokimeve nga ana e Koresë së Veriut, shkruan rtv21.tv

Gazetat në Kore të Jugut raportuan se Pompeo ka qëndruar për vizitë në Seul gjatë fundjavës dhe se ka zhvilluar disa takime prapa dyerve të mbyllura me shefin e shërbimit informativ të Koresë së Jugut dhe zyrtarë të lartë të kabinetit të presidentit.

Sipas mediave jug-koreane, Pompeo ka informuar bashkëbiseduesit e tij për politikën kundrejt Penianit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Një zyrtar i ambasadës amerikane konfirmoi se Pompeo ka qëndruar për vizitë në Seul, por ka theksuar se agjenda e tij ka qenë e kufizuar./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button