Fillon punën fabrika gjermane

Investimi fillestar vlerësohet në rreth 4 milionë euro

Fabrika për prodhimin e tekstilit teknik dhe industrial Luteks, investim i kompanisë gjermane STS Tekstajl, sot në rrethin e ish-fabrikës “Nonça Komisheva” në Veles, do të përurohet, shkruan tv21.tv

Në solemnitet do të mbajë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski.

Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri në 1 mijë persona. Investimi fillestar vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në 7 milionë euro.

Pjesa më e madhe e prodhimeve do të eksportohen në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.

Fabrika gjermane “STS Tekstajl” është një nga 100 kompanitë inovative më mirë të renditura në Gjermani në vitin 2014. Kompania ka përvojë 30 vjeçare në prodhimin e tekstilit./21Media

Back to top button