Manchester: Evakuohen banorët

U larguan banorët që ishin afër shtëpisë ku po kontrollohej

Policia e Manchesterit njoftoi të shtunën se janë evakuuar banorët e lagjes Mosh në Manchester, të cilët jetojnë në afërsi të shtëpisë e cila po kontrollohet në kuadër të hetimeve për sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grande.

Siç thuhet në llogarinë Twitter të policisë, bëhet fjalë për masa të sigurisë, transmeton AP.

Në sulmin e së hënës në Manchester kanë humbur jetën 22 persona dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Back to top button