Fillon samiti në Slloveni, foto e përbashkët e liderëve

Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë arritur në vendin se ku do të mbahet takimi i Brdo-Brionit.
Para fillimi të takimit, të gjithë pjesëmarrësit kanë bërë një fotografi të përbashkët.
Presidenti slloven, Borut Pahor ka postuar fotografinë e përbashkët teksa ka njoftuar se pjesëmarrja në ketë takim është konfirmuar nga të gjithë drejtuesit e nismës.


Procesi i Bërdo-Brionit është një nismë sllovene-kroate, e ndërmarrë në vitin 2010 nga Pahor, atëbotë kryeministër i Sllovenisë.
Qëllimi i saj është forcimi i besimit të ndërsjellë në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë i këtij rajoni në BE./21Media

Back to top button