Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova-Armenia

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova-Armenia

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, që zhvillohet më datë 16.11.2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Tifozët e Kombëtares së Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.
Biletat mund t’i bleni KËTU
Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
“Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do”, thuhet në njoftim/21Media

Back to top button