Haxhiut i shtyhet udhëtimi për në ShBA, mohon se iu refuzua viza

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot pasdite është takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Haxhiu ka thënë se në takim ndër të tjera kanë diskutuar edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA.
Ajo ka thënë se marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kanë konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën. “Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me vizitën, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje, Haxhiu ka thënë vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do të kumtohen me kohë./21Media

Back to top button