Fillon takimi i Isa Mustafës me kryetarët e degëve të LDK-së

Mblidhet LDK-ja

Takimi i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me kryetarët e degëve të kësaj partie ka filluar para pak minutave.

Në këtë takim janë duke marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri, Agim Veliu dhe Anton Çuni.

Situata aktuale në vend pas zgjedhjeve dhe takimet me Lëvizjen Vetëvendosje pritet të jenë temat kryesore të takimit.

Kujtojmë se Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë planifikuar ndonjë takim për sot. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Takimet e deritanishme për arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe LDK-së si parti e dytë kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje./21Media

 

 

 

 

Back to top button