Fillon takimi i Osmanit dhe Lajçakut

Ka nisur takimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit Osmani-Lajçak.
Kjo është dita e tretë e vizitës së Lajçakut në Kosovë, i cili është takuar me përfaqësuesit e institucioneve e partive politike.
Fillimisht Lajçak takoi të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pastaj me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button