Ja pse shoferët nuk duhet ta hapin derën e makinës me dorën e majtë

Ka një rregull thelbësor që duhet të dinë të gjithë shoferët për të shmangur aksidentet. Kurrë mos e hapni derën e makinës me dorën e majtë kur jeni në krah të shoferit.
Ky rregull zbatohet rreptësisht në Holandë si vendi që përdor më shumë biçikletat. Si rezultat, ky vend i vogël evropian ka disa ligje dhe rregullore ndër më të përparuarat në botë. Instinkti është që të hapim derën me dorën e majtë sepse jemi në atë krah dhe e kemi më të lehtë.
Por, shoferëve holandezë deri tani u është ndaluar rreptësisht ta bëjnë këtë gjë sepse çdo vit janë shënuar rreth 150.000 plagosje duke hapur derën e makinës nga ana e shoferit me dorën e majtë. Aksidentet përfshijnë edhe dëmtimet e makinave përbri, deri në rrezik vdekjeprurës. Shumë çiklistë përplasen si pasojë e kësaj metode të hapjes së derës.
Të paktën 24 çiklistë kanë vdekur në këtë mënyrë edhe pse numri mund të jetë më i madh, por ka raste që nuk janë raportuar.
Në qoftë se ju përdorni dorën tuaj të majtë për të hapur derën kur ju jeni në anën e majtë të makinës, ju e hapni atë pa i kushtuar vëmendje trafikut apo asaj çfarë mund të kesh pas.
Në anën tjetër, në qoftë se ju përdorni dorën e djathtë për të hapur derën, jeni i detyruar që ta ktheni trupin e sipërm dhe të kuptoni nëse dikush po vjen. Ndaj mbajeni mend këtë rregull, sepse është shumë i rëndësishëm.

Back to top button