Fillon takimi mes dy qeverive, Kosovë – Maqedoni e Veriut

(Lajm i përditësuar)


Në Kosovë po mbahet mbledhja qeveritare mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Tashmë veçse ka nisur takimi bilateral mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Para këtij takimi, me një ceremoni shtetërore, i pari i Qeverisë priti homologun e tij, Mickoski.


Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Ka filluar tashmë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.

Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.

Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi.

​Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Back to top button