Fillon viti 2022 në La Liga, Real Madridi dhe Barcelona rikthehen në aksion

La Liga spanjolle do të rikthehet sot me xhiron e 20, ku vitin 2022 e fillon me disa ndeshje interesante.
Me fillim nga ora 14:00 gjigandi spanjoll Real Madrid do ta hap vitin 2022 si mysafirë i Getafes në stadiumin “Alfonso Perez”.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe kampioni aktual spanjoll Atletico Madrid, i cili me fillim nga ora 16:15 pret në shtëpi Rayo Vallecanon e Radamel Falcaos.
Ndërkaq, gjigandi katalunas Barcelona, që është duke përjetuar njërin nga edicionet më të dobët në histori të klubit, do ta mbyll programin e sotëm në La Liga, ku zhvillon ndeshje si mysafire e Mallorcas.
Momentalisht, tabelën e kryeson Real Madridi me 46 pikë, 12 sosh më shumë se Sevilla në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Real Betisi me 33 pikë dhe Rayo Vallecano me 30 sosh.
Në anën tjetër, në tre pozitat e fundit të tabelës gjenden Alaves me 15 pikë, Cadiz me 14 sosh dhe Levane me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në La Liga e gjeni më poshtë.
14:00 Getafe – Real Madrid (Stadiumi Alfonso Perez)
16:15 Atletico Madrid – Rayo Vallecano (Stadiumi Wanda Metropolitano)
16:15 Elche – Granada (Stadiumi Manuel Martínez Valero)
18:30 Alaves – Real Sociedad (Stadiumi Mendizorrotza)
18:30 Real Betis – Celta Vigo (Stadiumi Benito Villamarín)
21:00 Mallorca – Barcelona (Stadiumi Visit Mallorca)

Back to top button