Fillon votimi për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së

Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Votues për zgjedhjen e një anëtari të ri të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Në emër të Komisionit ad-hoc, deputetja Albana Bytyqi i ka rekomanduar kuvendit të bëj emërimin e një anëtari të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit shqiptar me votim të fshehtë.
Për një pozitë të anëtarit të Bordit nga radhët e komunitetit shqiptarë, Bytyqy tha se propozohen vetëm dy kandidatë sipas rezultateve të poentimit si në vijim: Mehmet Kalisi dhe Besnik Aliu.
Pas formimit të këtij Komisioni, deputetët kanë nisur votimin me procedurë të fshehtë për zgjedhjen e një anëtari në Bordin e RTK-së.

Back to top button