Sara mëson Dhurata Dorën të vallëzojë

Një ndër emrat më të komentuar të rrjeteve sociale, Sara Hoxha është zhvendosur për disa kohë nga Prishtina në Tiranë për programin më popullor të kërcimit në botë, “Dancing With the Stars” që tashmë ka filluar edhe në Shqipëri.
Sara po komentohet shumë për performancat e saj në këtë spektakël. Vallëzimet që ajo i ka mësuar nuk po e ka problem t’i ndajë me të tjerët.
Në një video të publikuar në Instagram nga Xheraldina Vula, shihet teksa Sara përpiqet ta mësojë këngëtaren e njohur, Dhurata dorën për lëvizjet e fundit me këngën e Ledrit.
Këtë vallëzim dyshja e njohur e kanë bërë në kuzhinën e Xherit./21Media 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Back to top button