Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

1.6 milion euro për rrekonstruktimin e rrugës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milion euro.

Banorëve të kësaj zone, Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatra dhe dy regjione.

Ai shtoi se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj.

Kryetari i Gjakovës falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjera që po realizohen në Gjakovë.

Back to top button