Filmat horror më të frikshëm që mendohet se janë të bazuar në jetën reale

“Jaws” është një film thriller amerikan i vitit 1975, i drejtuar nga Steven Spielberg. Ngjarja në film është e bazuar në novelen me po të njëjtin titutll të vitit 1974 nga  shkrimtari Peter Benchley.
Në film, prezantohet rrëfimi për një peshkaqen të bardhë, i cili mendohet që është i lashtë sa edhe vet planeti Tokë, ai sulmon plazhistët në një qytet turistik veror, duke nxitur shefin e policisë Martin Brody ta gjuajë atë me ndihmën e një biologu detar  dhe një gjuetar peshkaqenesh profesionist.
Murray Hamilton luan kryebashkiakun dhe Lorraine Gary portretizon gruan e Brody. Skenari i ishte besuar Benchley-t, i cili shkroi draftet e para, dhe aktorit-shkrimtar Carl Gottlieb, i cili rishkroi skenarin gjatë xhirimit  kryesor.
Xhrimiet e filmit ishin bërë kryesisht në vendin e njohur si  Martha’s Vineyard në Massachusetts. ” Jaws” ishte filmi i parë i metrazhit të gjatë që u xhirua në oqean dhe rrjedhimisht pati një prodhim të trazuar, duke kaluar buxhetin e planifikuar për të.
“Jaws” ishte filmi prototip i verës, i konsideruar si një moment vendimtar në historinë e filmit amerikan. Ai fitoi disa çmime për muzikën dhe montazhin e tij. Ishte filmi me fitimin më të madh deri në shfaqjen e Star Wars në 1977.
“The Exorcist” – Një adoleshente pushtohet nga një qenie e mistershme dhe nëna e saj kërkon ndihmën e dy priftërinjve.
Një tjetër film shume i njohur horror që thuhet se është i bazuar në ngjarje të vërtetë është edhe filmi “The Exorcisti” është një film horror  amerikan i vitit 1973 me regji nga William Friedkin dhe skenar të William Peter Blatty, bazuar në romanin e tij, të vitit 1971 me të njëjtin emër.
Në film luajnë Ellen Burstyn, Max von Sydow, Lee J. Cobb, Kitty Winn, Jack , Jason Miller dhe Linda Blair. Në film prezentohet pushtimi  demonik i një vajze të re dhe përpjekjen e nënës së saj për ta shpëtuar atë përmes një ekzorcizmi të kryer nga dy priftërinj katolikë.
Gjatë realizimit të “The Exorcist” pati një varg vështirësish siç ishte rasti kur një zjarr dëmtoi pjesën më të madhe të grupit dhe aktorët Blair dhe Burstyn pësuan lëndime afatgjata. Realizimi i këtij filmi zgjati dy herë më shumë se sa ishte planifikuar dhe kushtoi më shumë se dyfishi i buxhetit fillestar.
“The Exorcist ” u shfaq në 24 kinema në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në fund të dhjetorit 1973. Pavarësisht kritikave fillestare, publiku u dynd drejt tij, duke pritur në radhë të gjata gjatë për ta parë atë. Disa shikues pësuan reagime të padëshiruara fizike, të fikët ose të vjella. Në gazetat e kohës u raportuan sulme në zemër dhe një abort. Madje, një revistë psikiatrike botoi edhe një punim mbi “neurozën kinematografike” të shkaktuar nga filmi. Disa qytete u përpoqën ta ndalonin prezentimin e tij në kinema plotësisht ose të ndalonin fëmijët të merrnin pjesë gjatë shfaqjes së tij.
“Zodiac”  është një tjeter film thriller misterioz amerikan i vitit 2007 i drejtuar nga David Fincher me skenar të James Vanderbilt. Rrëfimi në këtë film është i  bazuar në librin  e vitit 1986 me të njëjtin titull nga Robert Graysmith. Në të luajnë aktorët:Jake Gyllenhaal, Mark Ruffalo dhe Robert Downey Jr. me Anthony Edwards, Brian Cox, Elias Koteas, Donal Logue, John Carroll Lynch, Chloë Sevigny, Philip Baker Hall dhe Dermot Mulroney në role dytësore.
“Zodiac” tregon historinë e kërkimit për vrasësin e Zodiakut, një vrasës serial që terrorizoi zonën e Gjirit të San Franciskos gjatë fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970, duke u tallur me policinë me letra, veshje të njollosura me gjak dhe shifra të dërguara në gazeta. Rasti mbetet një nga krimet më famëkeqe të pazgjidhura të Shteteve të Bashkuara. Fincher, Vanderbilt dhe producenti Bradley J. Fischer kaluan 18 muaj duke kryer hetimin dhe kërkimin e tyre për vrasjet e Zodiakut.
Filmi “Zodiac” u publikua nga Paramount Pictures në Amerikën e Veriut dhe Warner Bros. Për herë të parë ai u prezantua në tregjet ndërkombëtare më 2 mars 2007 dhe mori vlerësime kryesisht pozitive për skenarin, regjinë, aktrimin dhe saktësinë historike.
Filmi u nominua për disa çmime, duke përfshirë Çmimin Saturn për Filmin më të “Mirë Aksion”, “Aventurë ose Thriller”. Ai fitoi mbi 84.7 milionë dollarë në mbarë botën me një buxhet prodhimi prej 65 milionë dollarësh. Në një sondazh të kritikëve të vitit 2016 të kryer nga BBC, “Zodiac” u votua si filmi i 12-të më i mirë i shekullit të 21-të.
“A Nightmare on Elm Street” është një tjetër film horror amerikan i vitit 1984, i shkruar dhe drejtuar nga Wes Craven dhe prodhuar nga Robert Shaye.
Në pjesën e parë të “A Nightmare on Elm Street” luan Heather Langenkamp, ​​John Saxon, Ronee Blakley, Robert Englund si Freddy Krueger, dhe Johnny Depp në debutimin e tij në film.
Komploti ka të bëjë me katër adoleshentë që jetojnë në një rrugë në qytetin fiktiv të Springwood, Ohio, të cilët pushtohen dhe vriten në ëndrrat e tyre dhe kështu vriten në realitet, nga një vrasës i djegur me një dorezë lëkure me tehe.
Regjisori Craven realizoi ” A Nightmare on Elm Street”  me një buxhet të vlerësuar prej 1.1 milion dollarë.
Filmi u publikua më 9 nëntor 1984 dhe fitoi 57 milionë dollarë në mbarë botën. Ai konsiderohet të jetë një nga filmat horror më të mëdhenj të realizuar ndonjëherë. Filmi përfshin një lojë morale ku vriten adoleshentë të shthurur seksualisht.
Kritikët dhe historianët e filmit deklaruan se premisa e filmit është lufta për të përcaktuar dallimin midis ëndrrave dhe realitetit, të manifestuara nga jetët dhe ëndrrat e adoleshentëve në film.
Kritikët e mëvonshëm e vlerësuan aftësinë e filmit për të kapërcyer “kufijtë midis imagjinares dhe reales”, duke luajtur me perceptimet e audiencës.
Filmi u pasua nga A Nightmare on Elm Street 2: Freddy’s Revenge.
Në vitin 2021, filmi u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Shteteve të Bashkuara nga Biblioteka e Kongresit si projekt me përmbajtje të lartë “kulturore”./21Media

Back to top button