Filmi “Ambulance”, premierë në Los Angeles

“Ambulance” titullohet filmi i ri amerikan, premiera e të cilit u dha në Los Angeles. Ngjarja në të bazohet në filmin danez të vitit 2005, me po këtë titull.
Në filmin e ri, me role paraqiten Jake Gyllenhaal, Yahya Abdul-Mateen II, dhe Eiza González.
Në të luajnë dy vëllezër të adoptuar, të cilët bëhen plaçkitës të një banke. Gyllenhaal me këtë rast në premirë ka thënë se ndihet mirë që është i pranishëm në këtë ngjarje. Sipas tij, kjo është një përvojë shumë e mirë sepse të shikosh një film në kinema është e veçantë, për dallim nga ajo online. “Është ndjenjë e mirë kur në kinema shkojnë familjet, dhe ata bashkë shikojnë një film”, ka thënë ai.
Aktori Yahua Abdul Mateen, i cili në filmin “Ambulance” paraqitet me rolin e Will Sharp, ka thënë se që prej fillimit të pandemisë, me shfaqjen e filmit “Spider-Man No Way Home”, dashamirët e tij kanë shkuar në kienema për ta parë atë, dhe kështu ndodh me filmat që tërheqin vëmendje. Ai mendon se filma si ai dhe të tjerë është mirë të ndiqen në kinema, që njerëzit të kenë mundësi ti shohin ata në numër sa më të madh. Mateen ka thënë se megjithatë ata duhet të shikonjë atje përderisa janë të sigurt, dhe në Los Angjellos janë të sigurt. Me fjalë të tjera, ndihet mirë që është pjesë e filmit Ambulance.
Aktorja Eiza ka thënë se vitin e kaluar janë promovuar katër filma në të cilët ajo është paraqitur me role, por që asnjërin nuk e ka parë në ekranin e madh, por tani ndihet mirë që është pjesë e kësaj ngjarjeje.
Filmi “Ambulance” është shfaqur premierë muajin mars 2022 në Paris, ndërkaq në kinematë amerikane do të lansohet nga 8 prilli 2022. Ai ka marrë kritika kryesisht pozitive./21Media

Back to top button