Kaloni te përmbajtja kryesore

Komuna e Vitisë anulon listën e bursave për studentë

Komuna e Vitisë ka anuluar listën e bursave për studentë. Në vendimin e komunës thuhet se anulohet për shkak të disa gabimeve teknike.
Në një rast janë përfshirë dy studentë nga e njëjta familje dhe rasti tjetër studentë me bursë universitare.
Sipas rregullores së komunave, përfituesit e bursës universitare nuk mund ta marrin atë që jep komuna.
Komuna e Vitisë gjatë dje ka publikuar listën prej 236 studentëve që kanë përfituar bursë komunale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button